Hoxha pret në takim kryetarin e Komunës së Dojranit, Ilija Tentov

Advertisement

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, së bashku me zëvendësministren Ane Lashkoska, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Dojranit, Ilija Tentov, ku u diskutua për projektet aktuale dhe investimet e ardhshme kapitale në këtë komunë.

Sipas Hoxhës, fokusi i bisedimeve ishte realizimi i projekteve në vijim, si dhe planifikimi i investimeve të reja që synojnë mbrojtjen afatgjatë të burimeve natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale për banorët dhe vizitorët e Dojranit.

“Me projektet kapitale në Dojran po i ndërtojmë themelet e transformimit të gjelbër në të gjithë vendin”, ka shkruar Hoxha në një postim publik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit