Shkup: 47-vjeçari sulmoi dy punonjës të EVN-së, arrestohet nga policia

Advertisement

Një 47-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar dy punonjës të EVN-së gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 10:10, në zonën e Shuto Orizarës. Sipas policisë, D.G. fillimisht ka rrëzuar një shkallë mbi të cilën ndodhej një punonjës i EVN Maqedoni, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë një punonjës tjetër.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krime me Dhunë pranë SPB Shkup do të dorëzojë kallëzim penal ndaj 47-vjeçarit për veprën penale “Dhunë”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit