Mickoski në Ohër: Ushtria është shtyllë e sigurisë së shtetit

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në Ohër, në Qendrën e Trajnimit në ujë, ku u zhvillua ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Ushtrisë dhe 34-vjetorit të formimit të Ushtrisë moderne maqedonase.

“Me nder dhe mirënjohje i vlerësojmë të gjithë ushtarët, eprorët dhe pjesëtarët e Ushtrisë që me përgjegjësi dhe dinjitet e kryejnë misionin e tyre në shërbim të shtetit, qytetarëve dhe paqes”, tha Mickoski.

Ai theksoi se Ushtria nuk është vetëm uniformë, por përfaqëson nderin, përgjegjësinë, disiplinën dhe përkushtimin, duke qenë një nga shtyllat kryesore të sigurisë së vendit.

Mickoski shprehu mirënjohje edhe për veteranët dhe të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në ndërtimin e një Ushtrie profesionale dhe të fuqishme.

“Gëzuar 18 Gushtin, Ditën e ARM-së!”, përfundoi kryeministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit