Dr. Arben Labenishti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Strugë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Labenishti, i cili ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më të ushtrojë këtë detyrë dhe se pret emërimin e pasardhësit të tij në krye të institucionit.
Për momentin nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes, ndërsa nuk ka informacione zyrtare se kush do ta zëvendësojë atë në drejtimin e Shtëpisë së Shëndetit në Strugë.
Emri i drejtorit të ri pritet të bëhet i ditur në periudhën në vijim.






