BDI reagon ndaj emërimit të Zoran Ljutkovit si koordinator nacional për kulturë

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj emërimit të ish-ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov, në pozitën e koordinatorit nacional për kulturë.

Nga BDI vlerësojnë se ky emërim tregon se, pavarësisht ndryshimeve në strukturën e Qeverisë, VMRO-DPMNE vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në përcaktimin e politikave në fushën e kulturës.

Në reagimin e saj, BDI rikujton se pas rikonstruimit të Qeverisë, Ministria e Kulturës iu besua përfaqësuesve të VLEN-it. Sipas partisë, emërimi i Ljutkovit në një funksion të ri në këtë sektor ngre pikëpyetje rreth mënyrës së ndarjes së përgjegjësive dhe kompetencave brenda Qeverisë.

“Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht VLEN-i brenda Qeverisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së, emërimi i Ljutkovit tregon se partnerët qeveritarë kanë role të ndryshme në drejtimin e politikave kulturore, ndërsa VMRO-DPMNE vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm në këtë fushë.

BDI gjithashtu vlerëson se ndryshimet kadrovike në sektorin e kulturës duhet të shoqërohen me një përcaktim të qartë të përgjegjësive dhe kompetencave institucionale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit