Kontrolle të Doganës dhe MPB-së në Ohër, rriten pagesat për mjetet lundruese

Advertisement

Drejtoria e Doganave ka kontrolluar 38 mjete lundruese në Liqenin e Ohrit, në një aksion të përbashkët me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrollet janë përqendruar në statusin doganor të mjeteve lundruese dhe personat që i drejtonin ato. Sipas Doganës, pas kontrolleve është shënuar rritje e pagesës së detyrimeve doganore për mjetet e futura në vend përmes importit të përkohshëm.

“Vërehet aktivitet i shtuar në pagesën e detyrimeve të importit për mjetet lundruese që janë futur me import të përkohshëm, gjë që tregon se kontrollet japin efekt”, deklaroi udhëheqësi i Doganës së Manastirit, Gjoko Trposki.

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Shkeljet e dispozitave ligjore mund të rezultojnë me sanksione, përfshirë edhe konfiskimin e mjeteve lundruese.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit