Kapet kamioni me 324 kg marihuanë në Selanik, arrestohen një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një i Kosovës

Advertisement

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet prokurorive dhe shërbimeve kompetente për luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Greqisë, sot në Selanik janë zbuluar 326 kilogramë marihuanë të fshehura në një kamion, ndërsa janë arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas i Kosovës, njoftuan policia dhe Prokuroria në Shkup, përcjell INA.

“Si rezultat i hetimit të koordinuar disamujorësh, sot në Selanik janë privuar nga liria një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit të një kamioni transportues, në rimorkio janë gjetur dhe sekuestruar 324 kilogramë lëndë narkotike marihuanë, të fshehura në tetë paleta me letër,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njëkohësisht, në kuadër të aksionit po bastisen edhe disa lokacione në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast po kërkohen persona të tjerë që kanë qenë të përfshirë në rrjet dhe po sigurohen prova e sende shtesë që ndërlidhen me veprën penale, thonë nga MPB.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit