Ronaldo rikthehet te Al-Nassr pas martesës me Georginën, habit tifozët me pamjen e re

Advertisement

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Al-Nassr, vetëm pak ditë pasi konfirmoi martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez.

Ylli portugez tërhoqi vëmendjen e tifozëve jo vetëm me rikthimin në fushë, por edhe me pamjen e re. Ronaldo u shfaq me flokë të shkurtuara dhe me një stil ndryshe nga ai që tifozët ishin mësuar të shihnin.

Pamja e tij e re ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e kanë krahasuar me ish-legjendën e Manchester United, Paul Scholes.

Ndërkohë, Al-Nassr po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Superligën e Arabisë Saudite, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Al-Fateh.

Martesa e Ronaldos me Georginën i dha fund spekulimeve të shumta që qarkulluan për javë të tëra rreth lidhjes së tyre. Për momentin, çifti nuk ka bërë të ditur nëse ka organizuar një ceremoni të veçantë festive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit