Franca rrëzon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët

Advertisement

Gjykata Kushtetuese e Francës ka rrëzuar ligjin që ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15-vjeçare, duke vlerësuar se masa cenonte në mënyrë të pajustifikuar lirinë e shprehjes dhe komunikimit.

Ligji, i miratuar në korrik, synonte të ishte i pari në Evropë që ndalonte aksesin e të miturve nën 15 vjeç në platformat e mediave sociale. Ai ishte planifikuar të zbatohej gradualisht duke nisur nga shtatori.

Këshilli Kushtetues francez vlerësoi se kufizimi nuk ishte “i përshtatshëm, i nevojshëm dhe proporcional”, ndërsa shprehu gjithashtu shqetësime për mënyrën e verifikimit të moshës së përdoruesve.

Pas vendimit, presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit Sébastien Lecornu të përgatisë një projektligj të ri, duke marrë parasysh vërejtjet e Këshillit Kushtetues.

Qeveria franceze pritet të punojë për një version të ri të ligjit, ndërsa Macron ka deklaruar se synon që masat e reja të zbatohen deri në fillim të vitit 2027.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit