Ahmeti pret në takim lamtumirës Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Strugë, Agim Krasniqi

Advertisement

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, Agim Krasniqi, në një takim lamtumirës.

Gjatë takimit, Ahmeti e ka përgëzuar Krasniqin për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, si dhe për kontributin në përfaqësimin e Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e Krasniqit në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës mbeten të një rëndësie të veçantë për ne”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të takimit, Ahmeti i ka shprehur mirënjohje Krasniqit për bashkëpunimin dhe miqësinë, duke i uruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit