Lavrov ashpërson tonet ndaj Serbisë: “E papranueshme nëse financon Ukrainën”

Advertisement

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar ndaj vizitës së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky në Beograd, duke paralajmëruar Serbinë për përfshirje të mundshme në financimin e Ukrainës.

Lavrov e cilësoi si “të papranueshme” çdo pjesëmarrje të Serbisë në financimin e Ukrainës, duke iu referuar bashkëpunimit të Beogradit me Kievin dhe Bashkimin Evropian.

“Do të ishte e papranueshme për ne nëse vëllezërit tanë serbë do të merrnin pjesë në financimin e Ukrainës”, deklaroi Lavrov.

Ai shtoi se Rusia do t’i ashpërsojë metodat e saj kundër asaj që e konsideron mbështetje perëndimore për Ukrainën.

Duke folur për takimin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Zelenskyt, Lavrov tha se Vuçiq e kishte pritur presidentin ukrainas në Beograd me qëllim të zbutjes së presionit nga Bashkimi Evropian.

Lavrov sulmoi edhe më tej Brukselin, duke deklaruar se “BE-ja tashmë është shndërruar në Rajhun e Katërt”.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Serbia po përpiqet të ruajë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, ndërsa njëkohësisht vazhdon procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb Vuçiq së fundmi ka deklaruar se Beogradi mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës, por Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit