SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave, një 42-vjeçari nga Prilepi dhe një 37-vjeçari nga një fshat i Komunës së Zhelinës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “neglizhimi dhe keqtrajtimi i fëmijës”.
Sipas policisë, 37-vjeçari, nën ndikimin e alkoolit, e ka lënë 42-vjeçaren së bashku me foshnjën e tyre tre muajshe në rrugë.
Më pas, gruaja e ka përmbysur karrocën, me ç’rast foshnja ka rënë në asfalt.
Rasti është evidentuar më 14 qershor 2026 në Tetovë.






