Tërmeti lëkund rajonin e Ohrit dhe Resnjës

Advertisement

Një tërmet me magnitudë lokale 2.0 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot në orën 18:08 në rajonin e Ohrit dhe Resnjës.

Sipas të dhënave automatike nga aplikacionet sizmologjike, epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Kuraticë, në verilindje të Ohrit dhe Leskocit, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Tërmeti i kësaj magnitude konsiderohet shumë i dobët dhe zakonisht mund të ndihet vetëm nga persona më të ndjeshëm ose në ambiente të qeta, veçanërisht në katet e larta të ndërtesave.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit