Shtetasit shqiptarë nuk do të kenë më nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra në Marok, pasi autoritetet marokene kanë vendosur të heqin regjimin e vizave.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njoftoi se vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.
Vendimi vjen në kuadër të angazhimit të shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025 nga ministrat e jashtëm të dy vendeve.
Me këtë ndryshim, shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra pa pasur nevojë të pajisen paraprakisht me vizë.






