VMRO-DPMNE: LSDM nuk e publikoi incizimin e deklaratës së Mucunski për “bisedat nën radar”

Advertisement

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës së sotme për media të LSDM-së, duke e akuzuar partinë opozitare se nuk ka publikuar videon ku pretendohet se ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka përdorur shprehjen “biseda nën radar”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja dje ishte ftuar të publikonte incizimin e deklaratës së Mucunskit, ndërsa sot, sipas tyre, në konferencën për media janë paraqitur vetëm tituj mediatikë dhe interpretime.

“Vetëm një gjë sërish nuk e treguan: incizimin”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga VMRO-DPMNE i bëjnë thirrje LSDM-së që të gjejë dhe publikojë deklaratën konkrete ku Mucunski shqipton fjalët “biseda nën radar”, duke theksuar se nuk mjaftojnë titujt apo interpretimet.

Në fund, nga partia në pushtet thonë se një parti serioze politike duhet fillimisht t’i verifikojë faktet dhe më pas të thërrasë konferenca për media.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit