Orçe Gjorgjievski: Shkupi për herë të parë me Qendër ditore për persona me aftësi të kufizuara mbi 14 vjeç

Advertisement

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjorgjievski, njoftoi hapjen e Qendrës së parë ditore për persona me aftësi të kufizuara të moshës 14 vjeç e lart, në hapësirat e Qendrës Kulturore Rinore – MKC.
Qendra u hap në bashkëpunim me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe synon të ofrojë një mjedis të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës për përdoruesit.
Sipas Gjorgjievskit, në qendër do të ofrohet mbështetje psikologjike dhe profesionale, si dhe aktivitete edukative, kreative dhe rekreative. Përdoruesit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike dhe të jetës, të socializohen dhe të ndërtojnë gradualisht pavarësinë dhe vetëbesimin.
Kryetari i Shkupit theksoi se qendra do të jetë mbështetje edhe për familjet dhe kujdestarët, të cilët përballen çdo ditë me përgjegjësi të mëdha në kujdesin për të afërmit e tyre.
“Shkupi duhet të jetë qytet që mbron njerëzit e tij, qytet që zgjat dorën dhe ku dallimet nuk na ndajnë, por na bëjnë më njerëzorë dhe më të fortë”, theksoi Gjorgjievski.
Ai shtoi se fokusi i qendrës nuk do të jetë te kufizimet, por te mundësitë, talentet dhe aftësitë e çdo individi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit