Kasami pret nxënësit e Digital School Macedonia pas suksesit në olimpiadën ndërkombëtare në Romë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në ambientet e komunës nxënësit e talentuar të Digital School Macedonia, të cilët kanë shënuar rezultate të larta në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM dhe Coding Olympiad, të zhvilluar në Romë.

Kasami i përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre, duke theksuar se arritjet në një garë ndërkombëtare dëshmojnë potencialin dhe talentin që kanë të rinjtë e Tetovës.

“ I përgëzova për rezultatet e shkëlqyera dhe u shpreha gatishmërinë tonë për të vazhduar mbështetjen e të rinjve të talentuar”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi rëndësinë e investimit në dije, teknologji dhe inovacion, duke vlerësuar se të rinjtë përbëjnë një nga potencialet kryesore për zhvillimin e qytetit dhe shoqërisë.

Sipas Kasamit, mbështetja institucionale për nxënësit e talentuar duhet të vazhdojë, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përfaqësojnë Tetovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

“Sukseset e tyre janë krenari për Tetovën. Do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë dhe të krijojmë mundësi që talenti, dija dhe puna e tyre të vlerësohen dhe të zhvillohen”, porositi Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit