Mucusnki: Duhet të ketë përgjegjësi për përhapjen e panikut dhe dezinformim nga ana e opozitës

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Timço Mucusnki në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel, u përqendrua në, siç tha, përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimin nga ana e LSDM-së, thekson VMRO në komunikatë.

 

“Kjo është një trajektore e keqe në të cilën po ecën partia më e madhe opozitare. Për shtatë vjet, ata kanë shkatërruar sistemin dhe kanë minuar besimin e qytetarëve në institucione, kurse tani, kur po përpiqemi të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm, po krijohet panik përmes lajmeve të rreme dhe dezinformimit”, tha Mucunski.

Ai tha se duhet të ketë përgjegjësi për përhapjen e lajmeve të rreme dhe shkaktimin e panikut, duke kujtuar se në periudhën e kaluar, opozita, sipas tij, ka krijuar vazhdimisht histeri me pretendime se nuk do të ketë paga dhe pensione, se do të ketë migrantë dhe se politika e jashtme nuk po funksionon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit