Drejtori operativ i televizionit Alsat, Lirim Hajredini, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të qendrës tregtare Mavrovka në Shkup.
Hajredini prej vitesh ishte pjesë e televizionit Alsat dhe mbante pozitën e drejtorit operativ të këtij mediumi. Edhe profili zyrtar i kompanisë në LinkedIn e liston atë si Chief Operating Officer të Alsat-M.
Deri në këtë moment nuk janë bërë publike të gjitha rrethanat lidhur me vdekjen e tij. Priten informacione zyrtare nga institucionet kompetente për të sqaruar rastin.






