LSDM-ja, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka kritikuar politikat e Qeverisë ndaj të rinjve, duke vlerësuar se nevojiten më shumë masa për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe zhvillimit profesional.
Nga partia opozitare thonë se të rinjtë kanë nevojë për arsim cilësor, vende pune, paga më të mira dhe siguri ekonomike, në mënyrë që të kenë më shumë arsye për të qëndruar në vend.
LSDM-ja ka kritikuar gjithashtu qeverinë për rritjen e borxhit publik, shpenzimet për të rinjtë dhe ritmin e procesit të integrimit evropian. Sipas tyre, këto çështje ndikojnë në perspektivën e gjeneratave të reja.
Në reagim përmendet edhe incidenti në Novo Sellë, ku, sipas LSDM-së, aktivistë të rinj të SDMM-së janë sulmuar gjatë një aktiviteti lidhur me çështjen e ujit. Partia kërkon që rasti të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia.
LSDM-ja thotë se largimi i të rinjve nga vendi mbetet një nga sfidat kryesore dhe kërkon politika që do të krijojnë më shumë mundësi për punësim, zhvillim dhe jetë të sigurt.
“Mesazhi ynë është se të rinjtë duhet të kenë perspektivë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e LSDM-së.






