Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spital pas një aksidenti që pësoi gjatë ngasjes së biçikletës.
Sipas mediave greke, Mitsotakis të hënën kërkoi ndihmë mjekësore pasi ra nga biçikleta dhe pësoi një lëndim në dorë, si dhe disa gërvishtje të lehta.
E përditshmja greke Kathimerini raportoi se kryeministrit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe më pas ai u largua nga spitali.
Sipas informacioneve të deritanishme, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe lëndimet nuk konsiderohen serioze.






