MPB dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor: Tejkalohet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor njoftuan se problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve të MPB-së është tejkaluar dhe se ata tashmë mund t’i përdorin pa pengesa shërbimet shëndetësore.

Gjatë ditës, të dy institucionet kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kanë ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për të përcaktuar dhe eliminuar shkaqet që çuan në ndërprerjen e përkohshme të realizimit të të drejtave nga sigurimi shëndetësor.

Pas masave të ndërmarra, gjendja është normalizuar dhe punonjësve të MPB-së u është mundësuar përdorimi i papenguar i shërbimeve dhe të drejtave nga sigurimi shëndetësor.

MPB dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor do të vazhdojnë bashkëpunimin për gjetjen e një zgjidhjeje sistemore, me qëllim që në të ardhmen të sigurohet funksionim i pandërprerë i sigurimit shëndetësor dhe realizim në kohë i të drejtave për të gjithë punonjësit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit