Më 10 gusht 2026, në orën 18:55, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një rast i sulmit fizik.
Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, 49-vjeçari B.R. nga Gostivari ka tentuar të ndante dy shoferë që po përlesheshin.
Gjatë ndërhyrjes, ai është sulmuar fizikisht nga një person mashkull.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.






