Berisha reagon ndaj deklaratave të Vuçiçit për Ibrin: “Kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës”

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me lumin Ibër, duke i cilësuar ato si kërcënim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Berisha e ka përshkruar deklaratën e Vuçiçit si një sinjal alarmi për Kosovën dhe rajonin, ndërsa ka kritikuar ashpër qasjen e presidentit serb.

“Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, deklaratat e presidentit serb përbëjnë një kërcënim serioz dhe mund të ndikojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

Berisha ka thënë se Partia Demokratike e dënon një deklaratë të tillë, duke e cilësuar si akt destabilizues.

Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të Vuçiçit lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit