Komuna e Çairit apelon për kujdes maksimal: Sonte pritet mot i ligë me reshje dhe erëra të forta

Advertisement

Komuna e Çairit ka njoftuar se, sipas paralajmërimeve meteorologjike, sonte rreth orës 22:00 pritet një valë e re e motit të ligë, e shoqëruar me reshje intensive dhe erëra të forta.

Përmes një njoftimi publik, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos qëndrojnë pranë drunjve, shtyllave apo objekteve të paqëndrueshme. Po ashtu, rekomandohet që automjetet të largohen nga zonat e ekspozuara ndaj rrezikut, ndërsa për raste emergjente dhe raportim të dëmeve qytetarët të telefonojnë në numrin 112.

Në të njëjtën kohë, Komuna e Çairit ka bërë të ditur se sonte në ora 22:00 do të mbahet mbledhja e Shtabit të Krizës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kompetente, ndërmarrjeve publike, Kryqit të Kuq dhe shërbimeve të tjera relevante.

Në mbledhje do të shqyrtohet gjendja në terren pas dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë dhe do të koordinohen veprimet e mëtejshme për përballimin e situatës.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të ndjekin me kujdes njoftimet dhe rekomandimet e institucioneve kompetente./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit