Sot rreth orës 11:00 në autostradën Veles – Gjevgjeli është arrestuar nga K.Sh. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi që është kapur me gjashtë emigrantë nga Kina, që po transportonte me makinën e tij “Porsche”.
24 vjeçari nuk ka respektuar urdhërin për ndalim nga një patrull policore dhe se pas shpejtësisë së pakontrolluar, makina e tij është përplasur në një shtyllë afër një pompe të benzinës.
Në automjet janë gjetur gjashtë emigrantë nga Kina, dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Gjevgjelisë për ndihmë mjekësore. (INA)