19.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Kolla e keqe po përhapet, sidomos të fëmijët

Situata e infeksioneve të kollës së keqe, vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut.

Numri i rasteve të reja, sipas raporteve të fundit nga Institutit për Shëndet Publik, vazhdon duke u rritur. Ata thonë se në raportin e datës 7 mars, u raportuan 50 raste të reja me kollë të keqe, ku shumica e këtyre rasteve u lokalizuan në Shkup, me 43 raste, ndërsa të tjerat u raportuan në qytete të ndryshme si Tetova, Gostivari, Koçani, Kavadar, Kumanova dhe Manastiri.

Theksojnë se mosha e të sëmurëve shkon deri më 40 vjeç, por se më shumë raste hasen tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç.

“Ndër të sëmurët, pesë persona janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë nën një vjeç dhe një person në grupmoshën 1-4 vjeç. Mosha e përgjithshme e të sëmurëve shkon deri në 40 vjeç, por numri më i madh i rasteve është tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç”, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit