Zana Spahiu është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas vendimit unanim të Bordit të transmetuesit publik.
Spahiu, e cila ishte renditur e para në procesin e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve, mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit. Ajo kishte grumbulluar 90.7 pikë gjatë procesit të vlerësimit dhe do ta ushtrojë detyrën për një mandat trevjeçar.
Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së ishin gjithsej gjashtë kandidatë: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.
Me këtë vendim, Bordi i RTK-së ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të transmetuesit publik./KultPlus.com





