Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Advertisement

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit.

Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja e arrestimit të ish-mbrojtësit të Interit dhe Milanit, Dario Simic (50 vjeç). Mediat lokale kanë publikuar tashmë fotografi të ish-futbollistit me pranga në duar, i shoqëruar nga policia, së bashku edhe me dy persona të tjerë; një ish-zyrtare rajonale e turizmit dhe një sipërmarrës vendas, të cilët gjithashtu janë arrestuar.

Çështja lidhet me një kamping në zonën e Tisnos, një fshat bregdetar vetëm pak kilometra larg Splitit, të cilin Simic dyshohet se e ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme duke korruptuar disa zyrtarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autoritetet kroate kanë arritur në përfundimin se gjatë viteve 2020 – 2021, zyrtarja rajonale Neda Livljanić kishte miratuar ndërtimin e kampingut, edhe pse një pjesë e truallit nuk ishte e lejuar për ndërtim dhe nuk përmbushte kriteret urbanistike të përcaktuara me ligj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit