Shkup, 13 korrik – Sektori turistik maqedonas në pesë muajt e parë të vitit 2026 shënon rritje të moderuar, e cila kryesisht i atribuohet rritjes së numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa interesimi i turistëve vendas vazhdon të bjerë.
Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, në periudhën janar – maj të këtij viti, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 2,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i turistëve vendas është ulur për 4,4 për qind, ndërsa tek turistët e huaj është regjistruar rritje prej 4,9 për qind.
Trend pozitiv ka edhe te numri i qëndrimeve (net‑qëndrimeve). Në pesë muajt e parë të vitit ato janë rritur për 1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Tek mysafirët vendas është evidentuar rënie prej 4,1 për qind, ndërsa tek të huajt është shënuar rritje prej 3,3 për qind.
Statistikat tregojnë se numri më i madh i turistëve të huaj në këtë periudhë ka ardhur nga Turqia – 34.681 vizitorë. Pasojnë Gjermania me 9.578 turistë, Serbia me 7.605, dhe Bullgaria me 4.858 vizitorë.
Të dhënat tregojnë se turistët e huaj mbeten faktori kryesor i rritjes së qarkullimit turistik në vend, ndërsa turizmi vendas vazhdon të shënojë trend negativ si në numrin e vizitorëve, ashtu edhe në numrin e net‑qëndrimeve të realizuara. përcjell Zhurnal.mk .





