Nikolloski: Autostrada Shkup–Bllacë do ta nxisë ekonominë rajonale

Advertisement

Qeveria po e nis një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore – ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një aks rrugor që do ta lidhë shtetin dhe bizneset me portet në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe do ta përshpejtojë aktivitetin ekonomik në rajon.
Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në podkastin “Radar”.

“Të hënën e nënshkruam marrëveshjen për grantin. Siguruam rreth 31 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, që përbëjnë rreth 15 për qind të vlerës së projektit. Këto mjete e ulin drejtpërdrejt koston që duhet ta paguajë shteti dhe janë dëshmi e fuqishme e besimit që kemi nga partnerët evropianë”, deklaroi Nikolloski.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit