Shkup, 12 korrik Zhurnal.mk – Pas një operacioni prej 6 orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të mbrëmjes që lamë pas u raportua si i humbur në malin e Matkës.
Shtetasi rumun është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, por i çorientuar dhe i frikësuar.
Njoftimi i plotë nga Qendra për Menaxhim me Kriza:
Në ora 21:55, përmes Numrit Unik për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) u pranua një thirrje nga një shtetas rumun, i cili ishte humbur gjatë lëvizjes së pavarur në rajonin e Matkës, në afërsi të shpellës Vrello, në territorin e Komunës së Sarajit.
Menjëherë pas pranimit të njoftimit, QMK-ja ndërmori të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe njoftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme (QIK Shkup), Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar përfshirjen e tyre në operacionin e kërkimit. Përmes komunikimit të vazhdueshëm me personin e humbur, operatorët e QMK-së arritën ta përcaktojnë vendndodhjen e tij të përafërt, bazuar në koordinatat dhe të dhënat e marra nga thirrja në numrin 112. Këto të dhëna më pas iu përcollën MPB-së për lokalizim më të shpejtë dhe më efikas. përcjell Zhurnal.mk .





