Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat.
Ai thotë se e gjitha kjo është pjesë e një gjyqi të montuar politik të motivuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev.
“Herë pas here, të njëjtat media publikojnë tituj dhe artikuj se gjoja apartamentet e mia janë sekuestruar dhe janë në shitje. Dhe, herë pas here, jam i detyruar të mohoj se ato apartamente nuk kanë qenë kurrë të miat dhe se e gjithë kjo është rezultat i një gjyqi kriminal të motivuar politikisht në të cilin qëllimi dhe motivet ishin politike dhe personale, që rrjedhin nga frika dhe urrejtja e kriminelit dhe tradhtarit të interesave kombëtare maqedonase Zoran Zaev. Fatkeqësisht, sot Zoran Zaev, duke investuar paratë e tij të përvetësuara në Dubai, Taxhikistan, Zvicër, Greqi dhe vende të tjera anembanë botës, dhe herë pas here duke pushuar në një jaht luksoz në Greqi, ende nuk i ndjen pasojat e krimeve të tij jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Republikës së Maqedonisë dhe maqedonasve”, shkruan ai.





