Festa e Liqenit në Zogaj, tradita e Shkodrës tërheq turistë vendas dhe të huaj

Advertisement

Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, u shndërrua në qendër të festimeve verore me organizimin e “Festës së Liqenit”, një aktivitet që promovoi traditën, gastronominë dhe bukuritë natyrore të zonës.

 

Nën atmosferën e krijuar buzë liqenit, turistë të huaj dhe banorë të zonës u bënë pjesë e një mbrëmjeje festive me shije tradicionale, muzikë dhe mikpritje karakteristike shkodrane.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau pamje nga festa teksa e cilësoi këtë aktivitet si një shembull të promovimit të turizmit dhe traditave shqiptare.

 

“Festa e Liqenit në Zogaj, tradita e Shkodrës që flet në çdo gjuhë të botës! Nga kaltërsia e liqenit te tavolinat me shijet e traditës, e deri te magjia e mbrëmjes nën dritën e fenerëve, Zogaj u kthye në një festë të vërtetë vere që bëri bashkë turistët e huaj dhe banorët mikpritës të zonës. Në çdo sezon, në çdo destinacion, Shqipëria është një përvojë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori”, shkroi Koçiu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit