Talenti tetovar kurorëzohet me tre medalje në Olimpiadën Botërore të STEM-it

Advertisement

Një tjetër emër shqiptar po ngjitet në majat e suksesit ndërkombëtar. Jon Abdullahi, vetëm 15 vjeç, nga fshati Sllatinë i Tetovës, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të STEM-it, duke u renditur mes nxënësve më të mirë në botë.

 

Në një garë ku morën pjesë mbi 2.000 nxënës nga 54 shtete, Joni dëshmoi talentin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, programimit dhe inteligjencës artificiale, duke fituar plot tre medalje.

 

Rezultatet e tij janë mbresëlënëse:

 

Vendi i Parë në Botë në kategorinë AI Prompt Engineering

Medalja e Artë në Programim (Coding)

Medalja e Bronzit në Science

 

Ky sukses e rendit Jon Abdullahin ndër talentet më premtues të brezit të ri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke ngritur lart emrin e Sllatinës, Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

 

Pas këtij rezultati qëndrojnë vite pune, përkushtimi dhe dashuria e tij për programimin, inteligjencën artificiale dhe shkencën. Edhe pse vetëm 15 vjeç, Joni tashmë konsiderohet një prej talenteve më të spikatura shqiptare në disiplinat STEM

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit