Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Advertisement

 

 

Punimet për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit kryesor me gypa F400 në Komunën e Gostivarit po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar. Ky projekt kapital pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 40 për qind, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e furnizimit me ujë në komunë.

 

Investimi do të kontribuojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha me të cilat janë përballur për vite me radhë banorët e disa lagjeve dhe vendbanimeve, ku mungesa e ujit ka qenë problem i vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të verës.

 

Ndërtimi i linjës së re do të sigurojë një rrjet më modern, më efikas dhe më të qëndrueshëm të ujësjellësit, duke garantuar furnizim më cilësor dhe më të besueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët.

 

Ky projekt është pjesë e investimeve strategjike të Komunës së Gostivarit për modernizimin e infrastrukturës publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit