Kontrollet e përbashkëta kufitare One Stop tashmë janë funksionale në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë, është përfunduar procesi i krijimit të këtij sistemi modern me të gjithë fqinjët që nuk janë pjesë e zonës Shengen”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Me zbatimin e sistemit One Stop, siç theksohet në kumtesë, qytetarët përfitojnë një ndalesë, një kontroll kufitar dhe kohë pritjeje dukshëm më të shkurtra, ndërsa vendet përfitojnë menaxhim kufitar më efikas, siguri më të madhe, më shumë tregti, turizëm dhe lidhje rajonale.
“Tashmë po i shohim rezultatet. Në Tabanoc pavarësisht faktit se këtë verë numri i udhëtarëve është rritur me 15 deri në 20 për qind, koha e pritjes është zvogëluar ndjeshëm. E kemi mundësuar të njëjtën gjë edhe në Bllacë – Hani i Elezit, ndërsa me lëshimin në funksion të sistemit Jazhincë – Glloboçicë, kemi përfunduar zbatimin e kontrolleve të përbashkëta me Republikën e Kosovës. Marrëveshja e nënshkruar me Republikën e Shqipërisë është hapi tjetër i rëndësishëm. Së shpejti do të krijojmë edhe atje një sistem One Stop, pas çka Maqedonina do të mbetet një nga vendet e para në rajon që ka një model të tillë të kontrolleve të përbashkëta kufitare me të gjitha vendet fqinje jashtë zonës Shengen”, thonë nga MPB-ja.
Potencojnë se ky nuk është vetëm një projekt infrastrukturor ose administrativ, por një investim në komunikim më të shpejtë midis njerëzve, bashkëpunim më të fortë ekonomik, lëvizshmëri më të madhe dhe kufij edhe më të sigurt.
“Vazhdojmë të ndërtojmë një Ministri të Punëve të Brendshme moderne, e cila prezanton zgjidhje evropiane që përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe e bëjnë Maqedoninë më të lidhur, më të sigurt dhe më konkurruese”, theksojnë nga MPB-ja.





