Ora24.tv mëson nga burime të saj brenda VLEN-it se nëse Tirana zyrtare nuk reagon lidhur me ngjarjen e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës, atëherë do të organizojë protesta masive në Shkup kundër Qeverisë Rama!
Sipas të njëjtave burime, VLEN pret që autoritetet shqiptare të japin një qëndrim zyrtar dhe të dënojnë, siç e cilësojnë ata, veprimin ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të VLEN-it, të cilët sot nuk u lejuan të hynin në territorin e Shqipërisë dhe u kthyen mbrapsht në kufi.
Burimet e Ora24.tv bëjnë të ditur se, në rast se deri nesër nuk ka një reagim nga Tirana zyrtare, VLEN pritet të organizojë një protestë masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama./ora24.tv





