Adnan Azizi: Nuk na tremb asnjë pushtet e asnjë tiran, as këta të “Open Ballkanit”

Advertisement

 

Pas ndalesës në kufi nga ana e pushtetit të Edi Ramës, ka reaguar deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi duke thënë se nuk e tremb asnjë pushtet, e aq më pak siç tha, “këta të ‘Open Ballkanit'”.

“Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin. Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, ka shkruar Azizi.

Sipas tij, Shqipëria nuk është pronë e askujt, ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, “pavarësisht se kush qeveris në Tiranë”.

“Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!” ka thënë deputeti Azizi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit