Çair,vazhdojnë punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati”

Advertisement

Punimet për rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati” po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar. Pas përfundimit të asfaltimit të njërës anë të shtigjeve për këmbësorë, aktualisht po realizohen përgatitjet për asfaltimin e shtigjeve të biçikletave dhe hapësirave për këmbësorë në pjesën tjetër të rrugës.

Kjo fazë e punimeve pritet të përfundojë deri në fund të javës, ndërsa aktivitetet po zhvillohen gjatë pushimit veror për të minimizuar ndikimin në qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

Projekti realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është pjesë e investimeve të Komunës së Çairit për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes për këmbësorët, çiklistët dhe automjetet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit