Rriten çmimet e benzinës dhe naftës në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave benzina dhe dizeli do të shtrenjtohen njofton INA.

 

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denar për litër dhe nga tani do të shitet me 85,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 gjithashtu shtrenjtohet për 1 denar për litër, duke arritur në 87,50 denarë për litër.

 

Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 82,50 denarë për litër.

 

Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për 2 denarë për litër, me çmim të ri prej 81,50 denarë për litër.

 

Nga ana tjetër, mazuti M-1 NS pëson ulje prej 0,265 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i ri me pakicë do të jetë 41,230 denarë për kilogram.

 

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit