Mickoski: Ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë hyn në fazën përfundimtare

Advertisement

Maqedonia po përshpejton, ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë po hyn në fazën përfundimtare dhe po ecën me dinamikë të shkëlqyer, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.

“Dita e sotme na bën të themi me krenari se po zgjidhim një nga një problemet e trashëguara, më i madhi prej tyre – rrëshqitjet dhe pjerrtësitë. Galeria e parë nga gjithsej 14 është përfunduar plotësisht dhe është asfaltuar; një vepër e vërtetë inxhinierike, e cila kërkon zgjidhje të larta ndërtimore, veçanërisht për shkak të terrenit kompleks malor nëpër të cilin kalon traseja e autostradës”, deklaroi Mickoski në Facebook.

 

 

Sipas tij, me intensitet të lartë po punohet edhe në tunele, ku aktivitetet ndërtimore janë në fazën përfundimtare.

 

“Deri më tani, 34 kilometra të autostradës janë vënë në funksion, duke arritur standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë dhe përdoren çdo ditë nga qytetarët. Mbetemi plotësisht të përkushtuar për përfundimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm kapital brenda afatit të parashikuar. Ky nuk është vetëm një projekt, kjo është një autostradë që lidh qytetarët, krijon mundësi të reja për ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit”, shkroi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit