Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa pasdite pritet të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Në disa vende proceset atmosferike do të jenë më intensive, me reshje më të dendura të shiut, mbi 15 litra për metër katror, bubullima, erë të përforcuar mbi 60 kilometra në orë, si dhe mundësi për paraqitje të motit të keq afatshkurtër me breshër.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të keq afatshkurtër, me reshje më të dendura të shiut dhe paraqitje të breshrit.
Temperatura minimale në Shkup do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Deri në mesin e javës së ardhshme të punës pritet një periudhë me mot stabil dhe kryesisht me diell. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë, ndërsa në ditët në vijim erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.





