Banesat në Shkup janë shtrenjtuar për 5,5 për qind në tremujorin e dytë

Advertisement

Shkup, 3 korrik – Çmimet e banesave në Shkup kanë vazhduar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Banesave, i cili i referohet vetëm territorit të qytetit të Shkupit dhe llogaritet mbi bazën e çmimeve të publikuara nëpër shpallje, e jo mbi çmimet reale të shitjes, në tremujorin e dytë është regjistruar rritje tremujore prej 5,5 për qind.

Në nivel vjetor, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur për 13,3 për qind. Megjithatë, Banka Popullore thekson se rritja vjetore vazhdon të ngadalësohet, duke pasur parasysh se në tremujorin e mëparshëm ajo ishte 16,6 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Banesave është një nga treguesit që ndjek dinamikën e tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet, por bazohet në çmimet e shpallura, e jo në çmimet me të cilat banesat janë shitur realisht. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit