Ansambli “Emin Duraku” niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivalin prestigjioz evropian

Advertisement

Ansambli “Emin Duraku” do të marrë pjesë në edicionin e 44-t të njërit prej festivaleve më prestigjioze folklorike në Evropë, i cili do të mbahet nga 1 deri më 8 korrik në Dos Hermanas – Sevilla, Spanjë.

Për të tetin vit me radhë, ansambli do të përfaqësojë kulturën shqiptare në këtë ngjarje ndërkombëtare, duke sjellë në skenë vallet, këngët dhe traditën shqiptare para publikut nga vende të ndryshme të botës.

Përfaqësuesit e ansamblit theksojnë se ky rrugëtim është rezultat i punës, seriozitetit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, duke nënvizuar se “Emin Duraku” është shumë më tepër se një ansambël – është një ambasador i kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Me krenari, pasion dhe përgjegjësi do ta ngremë lart emrin tonë dhe vlerat që na përfaqësojnë”, është mesazhi me të cilin anëtarët e ansamblit nisin këtë rrugëtim drejt Spanjës.

Pjesëmarrja në festival konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe për forcimin e bashkëpunimit kulturor me ansamble nga e gjithë Evropa.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit