Shkup, 2 korrik – Ndërmarrja Publike Hekurudhat – Infrastrukturë njoftoi se nga sot do të rikthehen në qarkullim trenat udhëtarës që ishin ndalur për shkak të punimeve ndërtimore në hekurudhën Shkup – Veles, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Treni Urban”, në segmentin nga stacioni Shkup deri në stacionin Zelenikovë.
Ndërprerja e qarkullimit të trenave zgjati nga data 22 e muajit të kaluar, periudhë gjatë së cilës u kryen punimet e fazës së parë të “Trenit Urban” për lidhjen nga Zelenikovë përmes Draçevës, Lisiçes, Aerodromit deri te Qendra e Transportit.
Sipas njoftimit, trenat për udhëtarë do të rifillojnë qarkullimin në këto relacione:
Relacione që rifillojnë qarkullimin
• Shkup – Gjevgjeli:
o 611 (06:20) më 3.7.2026
o 631 (16:55) më 2.7.2026
• Gjevgjeli – Shkup:
o 632 (17:02) më 3.7.2026
o 630 (04:30) më 3.7.2026
• Shkup – Veles:
o 2083 (22:40) më 2.7.2026
• Veles – Shkup:
o 600 (05:00) më 3.7.2026
Relacione që NUK do të qarkullojnë
• Shkup – Bitola – Shkup:
o Trenat 640 (03:10), 641 (07:06), 644 (18:22) dhe 645 (20:05) nuk do të qarkullojnë.
• Bitola – Veles – Bitola:
o Trenat 642 (12:46) dhe 643 (15:25) nuk do të qarkullojnë.
Kështu informon NP Hekurudhat – Infrastrukturë. përcjell Zhurnal.mk .





