Profesori universitar Fisnik Doko ka njoftuar se është vlerësuar nga Microsoft me titullin prestigjioz “Microsoft Most Valuable Professional (MVP)”, një nga njohjet më të larta që kompania u jep profesionistëve të teknologjisë në mbarë botën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doko e cilësoi këtë si një nga arritjet më të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, duke shprehur krenarinë për këtë vlerësim.
Sipas tij, titulli Microsoft Most Valuable Professional (MVP) u jepet profesionistëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në komunitetin e teknologjisë, përmes ndarjes së njohurive, mbështetjes së të tjerëve dhe angazhimit të vazhdueshëm në zhvillimin e komunitetit.
Programi MVP i Microsoft vlerëson ekspertët që ndikojnë pozitivisht në ekosistemin global të teknologjisë dhe ndihmojnë në përhapjen e njohurive për produktet dhe zgjidhjet e kompanisë.
Profili zyrtar i profesorit universitar Fisnik Doko në programin Microsoft MVP konfirmon marrjen e këtij vlerësimi prestigjioz.





