Numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë është rritur pothuajse në tre mijë

Advertisement

Një javë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën, numri i viktimave është rritur në të paktën 2.295, ndërsa 11.267 persona u lënduan, deklaroi mbrëmë kryetari i Asamblesë Kombëtare Horhe Rodrigez.

Më shumë se 26 mijë pjesëtarë të shërbimeve për raste emergjente dhe mbi 17 mijë vullnetarë janë sistemuar në rajonet e goditura.

Hetimi pas të mbijetuarve ende është në vijim, edhe pse po veniten shpresat për gjetjen e më shumë të mbijetuarve nën rrënoja, pasi katastrofa po hyn në javën e dytë.

Rodrigez tha se deri tani 6.461 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Pas dy tërmeteve me magnitudë prej 7,2 dhe 7,5 ballë më 24 qershor, autoritetet regjistruar 782 lëkundje pasuese. Edhe pse frekuenca e tyre dhe intensiteti u ulën, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i një tërmeti tjetër të fortë nuk ka kaluar plotësisht.

Organizata Shëndetësore Panamerikane (RANO) paralajmëroi se katastrofa mund të shkaktojë përkeqësim të krizës në shëndetin publik.

Sipas agjencisë, qindra mijëra njerëz ende kanë nevojë për ndihmë mjekësore, Ajo apelon për 24 milionë dollarë ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar në furnizimin e barnave dhe vaksinave dhe stabilizimin e shërbimeve shëndetësore në rajonet e goditura më rëndë gjatë gjashtë muajve në vijim.

Presidentja e përkohshme Delsi Rodrigez dje shpalli ditë zie shtatë ditëshe dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. Megjithatë, trajtimi i katastrofës është përballur me kritika dhe mbikëqyrje të rritur, me ç’rast shumë banorë të Venezuelës besojnë se reagimi i Qeverisë ka qenë i ngadaltë dhe i pamjaftueshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit