Davitkovski: Qytetarët nuk janë pyetur kurrë për modelin zgjedhor

Advertisement

Shkup, 1 korrik – Profesori universitar në pension, Borçe Davitkovski, ka kritikuar mënyrën se si janë ndryshuar modelet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se qytetarët asnjëherë nuk janë pyetur se çfarë sistemi zgjedhor dëshirojnë.

Në intervistën e tij në emisionin “Top Tema” në TV Telma, Davitkovski tha se që nga viti 1991 vendi ka kaluar nga sistemi mazhoritar në sistem të kombinuar dhe më pas në sistem proporcional me gjashtë njësi zgjedhore, pa u konsultuar me qytetarët.

“Askush nuk i pyeti qytetarët nëse donin sistem mazhoritar si në Angli, proporcional klasik, një apo gjashtë njësi zgjedhore, lista të hapura apo të mbyllura. Partitë politike mblidhen në Klubin e Deputetëve dhe vendosin me konsensus për këto çështje”, deklaroi ai.

Sipas Davitkovskit, një qasje e tillë përbën nënçmim të qytetarëve.

“Ne qytetarët trajtohemi si idiotë. Të tjerët vendosin për gjithçka, ndërsa neve na mbetet vetëm të shkojmë në qendrën e votimit dhe të votojmë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se procesi i hartimit të rregullave zgjedhore dominohet ekskluzivisht nga partitë politike, pavarësisht madhësisë së tyre.

“Qoftë një parti e madhe apo një parti me vetëm një duzinë anëtarësh, të gjitha vendosin për modelin zgjedhor, mënyrën e votimit, financimin e partive, të drejtat dhe mjetet juridike. Kjo është shumë e gabuar”, theksoi Davitkovski.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit