Snopçe: MPB-ja e demantoi VLEN-in: Letërnjoftimi s’mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë etnike

Advertisement

Deputeti i ASh-se Halil Sopçe i ka reaguar deputetëve të VLEN-it, të cilët, sipas tij, “tentonin të arsyetonin se në letërnjoftim ekzistojnë numra dhe shkronja, që e përcaktojnë përkatësinë nacionale”. Ja reagimi i deputetit ne facebook:

“Letërnjoftimi nuk mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë nacionale të qytetarit gjatë shpalljeve publike, sepse vetë Ministria e Punëve të Brendshme e demantoi pretendimin e deputetëve të VLEN-it, të cilët tentonin të arsyetonin se në letërnjoftim ekzistojnë numra dhe shkronja që e përcaktojnë përkatësinë nacionale. Pas demantit të Ministrisë, ky pretendim bie plotësisht në ujë.

Përkundër kësaj, deputetët e VLEN-it vazhdojnë të duken qesharakë duke u përpjekur të arsyetojnë diçka që nuk mund të arsyetohet. Aq më tepër kur vetë propozuesi i ligjit nuk merr mundimin të japë asnjë shpjegim, por ua lë deputetëve të tij të mbulojnë atë që nuk mund të mbulohet.

Ai që ka detyrimin të japë sqarime, të arsyetojë pse amendamentet tona nuk duhet të pranohen, të tregojë se në cilën dispozitë të ligjit është paraparë ajo që ne e kërkojmë me amendamentet tona dhe, për rrjedhojë, pse ato refuzohen, është zëvendëskryeministri Bekim Sali.

Gjatë katër ditëve të debatit për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, z. Bekim Sali ka përsëritur vetëm një togfjalësh: “Amendamenti nuk pranohet.” Asnjë sqarim. Asnjë argument. Asnjë arsyetim. Asgjë.”, ka shkruar deputeti i ASh-se Halil Snopçe ne facebook. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit